English

Basha: Policia, 24 orë survejim me kamera në Tiranë

Tiranë, 27 shkurt, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha sot se vendosja e sistemit të vëzhgimit më kamera në Tiranë do të garantojë më shumë sigurinë dhe do të shërbejë për parandalimin e krimit në kryeqytet.

“Projekti është gati për zbatim. Parandalimi i krimit do të ketë mbështetjen me të avancuar që teknologjia ka sot. Sistemi do të instalohet në gjithë territorin e Tiranës, në hyrjet dhe daljet, në ambientet më kryesore si arsimorë, shtetërore, biznesi, kulturorë dhe ambientet e tjera”, tha Basha.

Ai u shpreh se u zgjodh Tirana për shkak të numrit të madh të banorëve. Ndërkohë që ky projekt do të aplikohet edhe në Durrës, Fier, Shkodër, Gjirokastër etj.

Ministri u shpreh se parandalimi i krimit është një nga elementë kryesor që do të sjellë ky projekt.

Ai tha se ky “është një hap domethënës në modernizimin e shpejtë të policisë dhe rritjen e e shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve”. Ndërsa shtoi se modernizimi i policisë solli dhe marrjen e vizave.

“Dy nga shtyllat më të rëndësishme për vizat kanë qenë; dixhitalizii i plotë i sistemi kufitar, si dhe vëzhgimi i drejtpërdrejt pamor 24 orë i çdo pike të kufirit”, tha Basha.

a.k/NOA

KOMENTE