Bilisht (Korçë), 27 shkurt, NOA – Ministri i Financave dhe deputeti i Partisë demokratike, Ritvan Bode ka deklaruar sot se ngjarjet e dhunshme të 21 janarit u bënë nga njerëz dhe banda që nuk përfaqësojnë Partinë Socialiste.
Deklarata e Bodes u bë sot gjatë ceremonisë së organizuar në Bilisht të Korçës me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, Bode ka theksuar se socialistët e vërtetë sot drejtohen nga një klikë që nuk ka lidhje me të majtën dhe me interesat e qytetarëve.
“Folozofia e bijve e të etërve është alternativa e dhunës dhe gjithmonë do të mbetet e kërcënuar”, tha sot Bode në fjalën e tij në 20-vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Bilisht. Ai shtoi se Partia Socialiste po kërkon të imponojë “me dhunë vullnetin e një klani të caktuar”.
a.k/NOA