E diel, 27 shkurt 2011, NOA- Një histori e rrallë është zbuluar në Itali, pasi një fëmijë ka lindur nga një embrion i ngrirë 11 vite më parë.
Fëmija tani është dy vjeç, gëzon shëndet të plotë dhe nuk e di që ka shënuar rekord: është fëmijë që ka lindur nga një embrion u konservuar për 11 vite rresht.
Ky është rasti i parë i shënuar në Itali, pasi në Britaninë e Madhe vitin e kaluar ishte përdorur një embrion i ngrirë 20 vite më parë.
“Konfirmimi për faktin se embrionët e ngrirë mund të mbijetojnë për shumë kohë, është një ngrirje korrekte dhe e padëmshme”, është shprehur përgjegjësi për modulet e infertilittetit, dhe asistente në Universitetin e Bolonjas, Eleoonora Porcu.
a.y/NOA