English

Homoseksualët, “fajtorë” për tërmetin në Zelandë

Zelandë e Re, 27 shkurt, NOA - Pas shumë akuzave që u bëhen homoseksualëve, së fundmi u është shtuar dhe ajo e sjellësve të fatkeqësive. Një shoqatë kristiane në Zelandën e Re, vendi që u godit disa ditë më parë nga tërmeti, ka akuzuar publikisht homoseksualët se janë shkaktarët e tërmetit.

Në një manifestim që zhvilluan dje, besimtarët kanë deklaruar se shumë të këqija u kanë ardhur nga homoseksualët dhe më në fund ndëshkimi i zotit erdhi me anë të një tërmeti të paparë.

Në listën e shkaktarëve shoqata ka futur dhe gratë që kanë abortojnë, dhe prostitutat. “Marrëdhëniet mes homoseksualëve janë faktorë që sjellin këto tragjedi. Zelanda e re nuk mund të vazhdojë të vrasë fëmijë para se ata të lindin, nuk mund të vazhdojë legalizimi i prostitucionit, apo dhe shoqatat e homoseksualëve. Nëse nuk u jepet fund këtyre gjërave do të vijë sërish diçka e keqe”, ka thënë kryetari i shoqatës ekstremiste kristinane gjatë protestës.

Ndërkohë që pas kësaj proteste ka pasur dhe reagime nga organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut duke e cilësuar këtë shfaqjeje si një diskriminim.

a.k/NOA

KOMENTE