Tiranë, 27 shkurt, NOA – Një operacioni policisë së Tiranës ka bërë të mundur sekuestrimin e 30 kilogramëve hashash dhe arrestimin e tre personave që mendohet se janë pjesë e një grupi të organizuar që merren me trafikun e drogës në Tiranë.
Lajmi konfirmohet për Agjencinë e Lajmeve NOA nga burime në policinë e Tiranës.
Operacioni i policisë është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Nuk bëhen të ditur ende emrat e tre personave të arrestuar. Ndërkohë që pritet nga Policia e Tiranës një komunikim me mediat në lidhje me detajet e operacionit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet.
a.k/NOA(vijon...)