Venecia, 27 shkurt 2011, NOA- Janë rreth 55 mijë turistë të cilët kanë mbërritur në Venecia vetëm mëngjesin e sotëm, për të festuar Karnavalet.
Sheshi është i mbushur përplot me punonjës policie dhe qytetarë. Këtyre mysafirëve ju janë shtuar edhe të tjerë, një pjesë vizitorë të përhershëm, të festës së radhës për të parë “Fluturimin e Ëngjëllit”.
Ky fluturim tradicional, i mishëruar nga mbretëresha e festës së 2010-ës, Siliva Bianchi, i ka dhënë startin festimeve dhe marshimeve nëpër rrugë.
Vajza e re ka zbritur nga fshati San Marco, me dy bishtaleca, e veshur me fustan të kuq Venecian, dhe e rrethuar nga një mantel gjigant i kuq, ka qenë e para që ka çelur karnavalet.
a.y/NOA