Korçë, 27 shkurt 2011, NOA – Policia e Korçës po heton në gjendje të lirë një shtetas me akuzën e falsifikimit të kartave greke. Ndalimi i 58-vjeçarit Qamil Pashollari banues në lagjen nr. 16 në Korçë u arrit pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga shtetasja 38-vjeçare me iniciale J.C.
Policia bën me dije se në kallëzim e dëmtuara kishte deklaruar se Qamil Pashollari i kishte marrë një shumë prej 3700 EURO me premtimin se do i nxirrte një kartë greke VEVEOS ,e cila ishte fallco.
Ndaj Qamil Pashollarit rëndojnë dy akuza, ajo për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim, vepra penale për të cilat 58-vjeçari po procedohet nga Prokuroria e Korçës.
mit/NOA