Kore, 27 shkurt, NOA - Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të sulmojë Jugun dhe Shtetet e Bashkuara nëse provokohet gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të dy vendeve, e cila është parashikuar për nesër. Kërcënimi i fundit vjen disa javë pas dështimit të negociatave midis dy Koreve.
Tensionet në Azinë Lindore janë rritur që nga fundosja e luftanijes jugokoreane vitin e kaluar. Koreja e Veriut i ka mohuar akuzat e Jugut se ishte e përfshirë në incident.
Stërvitjet e ardhshme ndërmjet Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara kanë për synim përgatitjen për çdo emergjencë të mundshme në Gadishullin Korean.
NOA