Lezhë, 27 shkurt 2011, NOA - Një garë me motorr i ka marrë jetën në mënyrë tragjike para pak minutash një 23-vjeçari nga rrethi i Kurbinit. Aksidenti vdekjeprurës ndodhi në pistën e aviacionit Gjadrit në qytetin e Lezhës.
Sipas korrespondentit të agjencisë NOA 23-vjeçari Mujo Martini mësohet se gjatë garës me motorr ka humbur drejtimin dhe është përplasur për vdekje me tre mjete të tjera.
Ka qenë e menjëhershme mbërritja e efektivëve të komisariatit të Lezhës, të cilët thonë se aksidenti që i mori jetën të riut ndodhi për shkak të shpejtësisë tejet të madhe me të cilën po ecte 23-vjeçari Mujo Martini.
mit/NOA