English

Luftime të ashpra në Libi, Gedafi humb kontrollin në Tripoli

Tripoli, 27 shkurt 2011, NOA - Kryengritësit në Libi kanë marrë nën kontroll qytetin e tretë më të madh në vend, Mizurata. Lajmin e raportoi sot rrjeti televiziv Al Xhazira. Pas luftimeve të ashpra forcat qeveritare dhe ato të sigurisë braktisën qytetin, i cili ndodhet 200 kilometra në lindje të Tripolit.

Sipas të dhënave, 23 persona kanë humbur jetën, pas një sulmi që mbështetësit Gedafit kryen në aeroportin e qytetit.

Mediat raportojnë se forcat qeveritare kanë humbur edhe kontrollin në gjysmën e kryeqytetit Tripoli, edhe pse dëshmitarë nga luftimet në qytet tregonin se mbështetësit e Gedafit kishin ngritur barrikada në gjithë hyrje-daljet e qytetit.

Zona ku është strehuar Gedafi mbrohet nga tanke dhe autoblinda të ushtrisë. Kryengritësit e armatosur zotërojnë edhe qytetin Zauija, 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Ndërkaq ish-ministri i Drejtësisë, Mustafa Abdel Xalil, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar deklaroi se është gati të formojë një qeveri teknike, e cila do të çojë vendin në zgjedhje.

Gazeta Asark Al Ausat shkruan se shumë nga të besuarit e Gedafit janë dorëhequr nga postet drejtuese në shërbimet sekrete të vendit.

Këshilli i Sigurimit miratoi sot rezolutën e saksioneve kundër pushtetit të Gedafit, duke i ngrirë atij pasuritë, ndaluar udhëtimet jashtë vendit si dhe duke vendosur embargon e armëve.

mit/NOA

KOMENTE