English

Mashtrimi në internet, i dhuron të dashurës 200 mijë dollarë

Çikago, 27 shkurt, NOA - Prej dy vitesh një 48-vjeçar kishte një lidhje shumë pasiononte me një vajzë që vet ai e cilësonte si top modele. Dashuria e zjarrtë kishte lindur në internet dhe për shkak se ndodheshin në shtete të ndryshme, nuk kishin mundësi të takoheshin.

Përgjatë dy viteve 48-vjeçari nga Çikago, veç zemër i kishte dhuruar vajzës edhe 200 mijë dollarë.

Një ditë bukuroshja u nuk ju përgjigj emaileve dhe u zhduk bashkë me paratë dhe vetëm atëherë 48-vjeçari u kujtua të interesohej për identitetin e saj. Historia e veçantë ka ndodhur disa ditë më parë dhe ka qenë e pabesueshme edhe për vet punonjësit e policisë.

48-vjeçari denoncoi në polici zhdukjen e të fejuarës së tij, të cilën nuk e kishte takuar kurrë.

Ai tha në polici se herën e fundit që kishin folur në çat ajo kishte qenë në Londër.

Gjatë marrjes në pyetje, 48-vjeçari tha se nuk e kishte takuar kurrë. Por duke qenë se ishte një lidhje serioze, ata që quanin vetën të fejuar. Për shkak të dashurisë ai i kishte dhënë asaj paratë në katër banka të ndryshme në Angli, SHBA, Nigeri dhe Malajzi.

Burri u tregoi policisë një dokument që tregonte identitetin e vajzës, por pas kontrollit të policisë doli se bëhej fjalë për një patentë të falsifikuar në Majami dhe se vajza dhe identiteti që kishte 48-vjeçari nuk ekzistonin.

a.k/NOA

KOMENTE