Mat, 27 shkurt, NOA, Update, - Policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së 24 vjeçarit Dritan Kadiu në fshatin Gurrë të Matit.
Autori i ngjarjes është kushëri i tij, Ilir Kadiu. Policia po punon për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes është larguat menjëherë nga vendngjarja.
Ende mbetet të paqarta arsyet e grindjes dhe më pas plagosjes së të riut. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Mat raporton se gjendja shëndetësore e Dritan Kadiut është jashtë rrezikut për jetën.
a.k.NOA