Kajro, 27 shkurt 2011, NOA- Ditën e sotme senatorët amerikanë Xhon Mekein dhe Xho Liberman vizituan Egjiptin.
Gjatë vizitës në Kryeqytetin Kajro, ata u takuan me Ministrin e Jashtëm Egjiptian Ahmed Abul Geit, me të cilin biseduan lidhur me zhvillimet politike pas kryengritjes që i dha fund sundimit 30-vjeçar të Hosni Mubarakut.
Nuk u ndalën vetëm mbi situatën në Egjipt, por ata diskutuan edhe për gjendjen në Libi.
Egjipti për rreth 20 ditë u përfshi nga vala e demonstratave dhe protestave të dhunshme, që çuan në largimin nga vendi të Presidentit Mubarak.
Ndërkohë javën e kaluar në Egjipt ishin shefja e politikës së jashtme të BE-së Kathrine Ashton dhe kryeministri britanik David Cameron.
a.y/NOA