"Së bashku me shpresën se demokracia do të vendoset në Egjipt, ka shqetësime nëse në mungesë të Hosni Mubarak-ut – një udhëheqës i cili mbante “të ftohtë” paqen dhe vendosjen e pajtimit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës – do të zhvillohet një agjendë më radikale dhe forcat anti-demokratike do të fuqizohe"n.
Nga Tzipi Livni
Këto janë ditët e ndryshimeve të rëndësishme në Lindjen e Mesme. Mijëra guximtarë kanë mbushur rrugët duke kërkuar të drejtat e tyre si qytetarë dhe si qenie njerëzore. Ata kanë bërë thirrje për demokraci – si sistem vlerash që kërkon të mbrojë këto të drejta – që nuk burojnë nga ndonjë diktat i huaj, por nga një uri e brendshme për liri.
Shumë është thënë vitet e fundit në lidhje me “konfliktet e qytetërimeve”, në lidhje me konfliktin e ekstremistëve dhe të moderuarve, midis forcës dhe lirisë. Akoma sot, kjo luftë është duke u zhvilluar si brenda shoqërive ashtu edhe midis tyre.
Në rastin më të mirë, vala gjithëpërfshirëse përgjatë rajonit do të mundësojë që demokracia të zërë rrënjë në botën arabe – jo thjesht si një sistem qeverisjeje, por si një sistem vlerash që është kundra dhunës e përfshin bashkëjetesë, liri, mundësi dhe barazi. Ajo ofron mundësinë e padëgjuar në Lindjen e Mesme për paqe midis popujve.
Nga ana tjetër, skenari negativ është që kjo hapje do të shfrytëzohet nga ata për të cilët vlerat demokratike janë të huaja dhe që kërkojnë të përdorin procesin demokratik në një agjendë kundër demokracisë. Një tjetër mundësi është emergjenca e regjimeve të dobëta – që ky regjim tashmë ka shumë – që ndjehet i detyruar të qetësojë ekstremistët në kurriz të popullit të vet.
Izraeli nuk është një vëzhgues i thjeshtë i këtyre zhvillimeve. Drejtimi që ata marrin, ndikon drejtpërdrejt nëse Izraeli mund të jetojë në këtë rajon në paqe. Ashtu si shumë izraelitë, unë jam i angazhuar për përfundimin e konfliktit mes nesh dhe palestinezëve, në bazë të dy shteteve për të dy popujt për të siguruar një të ardhme më të mirë për Izraelin, si një shtet hebre dhe demokratik. Pas negociatave intensive me udhëheqësit palestinezë, unë besoj se arritja e paqes dhe pse e vështirë, është e mundur.
Së bashku me shpresën se demokracia do të vendoset në Egjipt, ka shqetësime nëse në mungesë të Hosni Mubarak-ut – një udhëheqës i cili mbante “të ftohtë” paqen dhe vendosjen e pajtimit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës – do të zhvillohet një agjendë më radikale dhe forcat anti-demokratike do të fuqizohen.
Thjesht shqetësimi, nuk është një politikë për çdo udhëheqës. Vlerat dhe përvojat e hebrenjve pyesin nëse ne e kemi mbajtur premtimin e ndryshimit të vërtetë demokratik dhe jo vetëm të shprehim shqetësim rreth paqartësive lidhur me të. Udhëheqësve të botës u kërkohet që të krijojnë ngjarje në mënyrë që aspiratat tona të përbashkëta, më tepër sesa frika jonë, të bëhen realitet. Këto janë veprime që mund të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për të avancuar këtë objektiv.
Bota e lirë e ka pranuar me kohë se demokracia ka të bëjë me vlerat përpara sesa me votën e lirë. Në vitin 1930, Evropa tregoi se një proces demokratik i ndarë nga vlerat, mund të ketë rezultate shkatërruese. Që atëherë, kombet demokratike kanë mishëruar idenë se demokracia është më shumë sesa zgjedhje dhe se ata që duan të zgjidhen duhet të angazhohen për parimet kryesore të demokracisë. Në Izrael, për shembull, partitë nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje nëse platforma e tyre përqafon doktrina raciste ose anti-demokratike (siç ishte rasti me lëvizjen e përjashtuar Kach, në vitin 1988).
Në Lindjen e Mesme, ne tashmë e kemi paguar çmimin për neglizhencën e këtyre parimeve. Në rastin e Hamasit në Gaza dhe të Hezbollah-ut në Liban, komuniteti ndërkombëtar e kufizoi konceptimin e tij të demokracisë në procesin teknik të votimit. Rezultati ishte dhënia e një mase të legjitimitetit demokratik dhe fuqisë lëvizjeve radikale të armatosura, që duket qartë që nuk janë të angazhuara me parimet demokratike, që mbajnë milicinë e pavarur dhe që përbëjnë rrezik për shoqëritë e tyre dhe fqinjët.
Ngjarjet e tanishme në Lindjen e Mesme, nxjerrin në pah urgjencën e miratimit në nivel global atë që demokracia e vërtetë zbaton në nivel kombëtar – një kod universal për pjesëmarrje në zgjedhjet demokratike. Kjo mund të përfshijë parti që kërkojnë të konkurrojnë, me fjalë e vepra, një grup bazë parimesh demokratike: heqja dorë nga dhuna dhe pranimi i monopolit të shtetit mbi përdorimin e forcës, realizimi i qëllimeve me mjete paqësore, përkushtimi për shtetin e së drejtës dhe barazisë para ligjit si dhe aderimin në marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat vendi i tyre është i kufizuar.
Ky kod mund të udhëheqë vëzhguesit e zgjedhjeve dhe vendet e veçanta në marrjen e vendimeve nëse do ti japin partive legjitimitet demokratik. Ai do të njoftojë të gjitha shoqëritë se zgjedhja e një partie jo-demokratike do të ketë pasoja ndërkombëtare negative.
Qëllimi këtu nuk është ndrydhja e marrëveshjeve ose sugjerimi që demokracia duhet të jetë uniforme, duke shpërfillur kulturën e vlerat e vendit. Qëllimi është që të çohet përpara një proces demokratik gjithëpërfshirës, por që nuk mund të përdoret për një fund jo-demokratik.
Kjo iniciativë është thjesht një mënyrë për udhëheqjen ndërkombëtare që të bëjë një ndryshim të vërtetë. Pa një veprim të shpejtë, ky koncept rrezikon të tejkalohet nga ngjarjet. Një standard universal, i zbatuar në të gjithë shtetet, që i autorizon ato t’i binden demokracisë dhe që nuk i autorizon ekstremistët të abuzojnë me të, ofron një mundësi për të avancuar shpresat e botës së lirë, të përballemi me frikën tonë dhe t’i përgjigjemi thirrjes së Lindjes së Mesme.
*Autorja është ish-Zëvendës Kryeministre dhe Ministre i Punëve të Jashtme të Izraelit