English

Një president pa popull

"Pacolli përpiqet të ndreqë imazhin e tij të Donald Duck-ut dhe përkrah projekte humanitare ose “çliron” një peng në Afganistan. Duhma e parave të tij mbetet përherë prapa. Në Prishtinë e rrudhin hundën mbi dobësinë e tij retorike. Pacolli ka 5 fëmijë dhe ka qenë i martuar me këngëtaren italiane Anna Oxa, para se ai të martohej me gruan e
tij Maria, një ruse".

Adelheid Wolf*

“Chrisi është me mua”, - shkroi Behxhet Pacolli në një SMS pak para zgjedhjes së tij si president. Me “Chris”, Pacolli mendonte ambasadorin e gjithëpushtetshëm amerikan, Christopher Dell në Kosovë, i cili siç duket hapur, e kishte montuar pazarin politik. Sipas këtij pazari, miliarderi Pacolli bën të ulet në kolltukun e Presidentit, që t’ia sigurojë një mandat të dytë Kryeministrit Hashim Thaçi, të dëmtuar rëndë nga “afera e tregtisë
me organe”.

Shumë kosovarë turpërohen për këtë aleancë mes parasë dhe kalkulimit. Pacolli fitoi vetëm 62 vota nga 120 sa ka Parlamenti; opozita refuzoi pjesëmarrjen në votim. Pacolli jo vetëm që është i diskutueshëm, sepse është takuar me Slobodan Milosheviçin në vitin 1998, por sepse mban kontakte shumë të mira me Rusinë, e cila siç dihet, e mbështet Serbinë. Veteranët e luftës, madje edhe anëtarë të partisë së Thaçit, u distancuan nga Pacolli.

Në zgjedhjet e vjeshtës, partia e tij AKR (një mishmash i përbërë prej grupeve të shkëputura), humbi dhe ishte e pesta me vetëm shtatë për qind.
Pacolli u rrit në një familje me 10 fëmijë afër Prishtinës, si i ri punoi në Hamburg, kreu shërbimin ushtarak në gardën personale të Titos, ishte shef i shitjes në një fabrikë makinash në Tirol. Para kthesës së vitit 1989 u miqësua me Boris Jelcinin. Kur ky erdhi në pushtet, firma zvicerane “Mabetex” e Pacollit fitoi tenderët më fitimprurës në Rusinë e re: ajo rinovoi jo vetëm Parlamentin rus (Duma), por edhe Kremlinin dhe ndërtoi për kryetarin e Kazakistanit, Nursulltan Nazarbajev, qytetin Astana. Hetimet për korrupsion kundër Pacollit nuk çuan askund, ndonëse prokurorja e atëhershme, Carla del Ponte e kishte vënë nën thjerrëz “Mabetexin” në Lugano. Sot thuhet se ”Mabetex” ka 16 mijë punëtorë, pasuria e Pacollit vlerësohet në gjysmë miliardë euro.

Ky person që flet gjashtë gjuhë nuk është aktiv vetëm në ndërtimtari, por edhe në biznesin e mediave dhe të muzikës. “Unë fitoj atje ku të tjerët dështojnë”, – kjo është motoja e tij. 
Pacolli përpiqet të ndreqë imazhin e tij të Donald Duck-ut dhe përkrah projekte humanitare ose “çliron” një peng në Afganistan. Duhma e parave të tij mbetet përherë prapa. Në Prishtinë e rrudhin hundën mbi dobësinë e tij retorike. Pacolli ka 5 fëmijë dhe ka qenë i martuar me këngëtaren italiane Anna Oxa, para se ai të martohej me gruan e
tij Maria, një ruse.

*Autori është kolumnist i gazetës “Der Standard"

KOMENTE