English

Pasqyra e Shtypit, 27 shkurt 2011

Tiranë, 27 shkurt, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor përgatitjen për zgjedhjet vendore dhe krizën politike në vend. Një argument që ka zënë hapësirë të konsiderueshme në faqet e para të gazetave është dhe çështja e regjistrimit të popullsisë ku theksohet vendimi i qeverisë për ta shtyrë atë. Ndërkohë që dhe kërkesa e LSI-së për nisjen e reformës zgjedhore ka zënë një vend të konsiderueshëm.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor "Shqipëria 150 000 predha mortaje 82mm për Gedafin”, i cili pasqyron marrëveshjen mes dy vendeve për tregtinë e armëve.

Vijonë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Gardisti Llupo refuzon statusin e të penduarit”, “Një kinez, një turk, një moldave: Jeta jonë në Shqipëri”, “Mustafa Nano: Kjo s’është gazetari, këto s’janë lajme”.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin “Zyrtare, Qeveria shtyn regjistrimin e popullsisë”, i cili flet për një deklaratë të ministrit Genc Pollo për shtyrjen e këtij procesi.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete:

“Zbulohen fletët e votimit për 8 majin, Milo: Nuk zgjidhet kriza politike me rikompozimin e KQZ”, “Shkodër e Fier, i japin fund jetës dy adoleshentë”, “Kryeplakut të Radhimës i vjedhin 105 mijë euro, hetim origjinës”, “Xhamia e re në Tiranë,mbeten në garë 5 studio”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor titullin “Dështon komisioni i PD për 21 janarin”, i cili flet për presionin e ndërkombëtare në lidhje me hetimin e demonstratës së dhunshme të opozitës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Ismail Kadare ka një sozi: Ngjakemi shumë dhe pse kemi nënë të ndryshme”, “Qeveria: Kush është në Libi të na kontaktojë”, “Vetëvaret 15 vjeçari, u qortua nga prindërit për zënkën me shokët”, “Hiqen pyetjet mbi kombësinë dhe fenë”.

E përditshmja “Shqip” ka si titull kryesor; “Formula e koalicionit Berisha për zgjedhjet e 8 majit”, i cili flet për mënyrën sesi do të bashkëpunoj Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për Zgjedhjet vendore.

Vijojnë disa prej titujve të tjerë të kësaj gazete; “SHBA, BE e OSBE koordinim diplomatik për krizën shqiptare”, “21 janari, bashkëpunimi i Gardës mungon”, “Luan Rama letër për PD e PS me tri propozime”, “Universitet, shkollë e lartë, apo kolegj”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor “Nishani: Topi nuk na mbështeti për imunitetin e Gjyqtarëve”, i cili flet për deklaratat e bëra dje nga ministri i Drejtësisë për imunitetin e gjyqtarëve.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Rama fut në sherr myslimanët me pronarët për xhaminë”, “PD: Rama lot krokodili për viktimat e 21 janarit:”, “5600 banesa sociale, kategoritë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 27 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE