Tiranë, 27 shkurt 2011, NOA - “Sot kryepuçisti Edvin Kristaq Rama, kreu i bastardëve të Gedafëve, Benalive e Mubarakëve shqiptarë që PD-ja i përmbysi në vitin 1991, sërish duke trilluar beson se do t’i shpëtojë përgjegjësisë për grushtin e shtetit të 21 janarit dhe viktimat që përdori si mish për top për karrigen e tij”, deklaroi nga selia blu Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj. Mustafaraj e akuzoi kryesocialistin Rama se nxorri si mish për top demonstruesit e vrarë në 21 janar.
“Sot kryepuçisti, Edvin Kristaq Rama, njeriu që u rrit si lëpirsi i busteve të Enver Hoxhës, Hitlerit të shqiptarëve, nipi i Spiro Kolekës, xhelatit tjetër që firmoste varjen e disidentëve në sheshet e qyteteve të vendit, u përpoq sërish të lajë duart me organizimin e grushtit të shtetit me pasoja vdekjen e katër qytetarëve që i solli mish për top për karrigen e tij”, theksoi Zëdhënësja e PD-së.
Në vijim të deklaratës së saj Zëdhënësja Mustafaraj e akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste se po kërkon t’i shpëtojë përgjegjësisë për viktimat e 21 janarit.
“Edvin Kristaq Rama, njeriu që nisi karrierën e tij si anëtar i "Klanit Gina" me të cilin ndante drogën, vrasjet e gjithçka, njeriu që ndante sipas dëshmive të Dondollakut me Aldo Baren drogën, krimin, tenderat, njeriu i akuzuar nga Kadriovski për vrasjen e të shoqes për ngarkesë droge, bërtet i lemeritur nga përgjegjësia direkte e organizimit të grushtit të dështuar të 21 janarit dhe viktimat që ai vetë paralajmëroi më 20 janar”, thas Zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Duke rikujtuar akuzat personale që Partia Demokratike artikulon kundër kreut të PS-së, zonja Mustafaraj siguroi se Edi Rama do të përgjigjet përpara ligjit për 21 janarin.
“Partia Demokratike i thotë Edvinit që akuzoi Kristaq Ramën si baba të djalit dhe nuk bëri analizën për të faktuar akuzën, bashkëshortit që dhunon gratë e tij të shtëpisë duke mos kursyer as nënën e tij, babait që mohoi djalin për 13 vjet, se asgjë nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore politike e organizimit të grushtit të shtetit të 21 janarit”, nënvizoi zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj.
mit/NOA