Fier, 27 shkurt, NOA – Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj kanë protestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit për vendimin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se të rinj kanë i kanë bërë apel qeverisë dhe institucioneve që të mos lejojnë regjistrimin me vetdeklarim, pasi mund të ketë abuzime.
Në parullat e hedhura binin në sy “Jemi shtet i pastër etnik”, “Jo vetdeklarimit”. protestojnë kundër regjistrimit të popullsisë.
Dje të rinjtë a partisë çame, PDIU, kanë protestuar edhe para Kuvendit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike. Ata kanë kërkuar nga ligjvënësit shqiptarë që ta ndryshojnë këtë ligj.
Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, ligji bie ndesh në Kushtetutën dhe është i frymëzuar nga qarqe greke, të cila kërkojnë që të risin në mënyrë artificiale numrin e personave me kombësi greke në Shqipëri.
a.k.NOA