Mat, 27 shkurt, NOA – Një 24-vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në fshatin Gurrë të Matit. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Mat raporton se ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë. Personi i plagosur është Dritan Kadiu.
Ndërkohë që nuk dihen ende identiteti i personit që ka kryer plagosjen dhe motivet e ngjarjes.
Ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes dhe gjetjen e arsyeve që çuan në këtë ngjarje.
Kadiu është shoqëruar për në spitalin e Matit, ku do të marrë ndihëm e parë për plagën e marrë.
a.k/NOA