Tiranë, 27 shkurt, NOA – Ministria e Brendshme do të prezantojë sot projektin për monitorimin e qendrës së Tiranës dhe disa zonave të tjera të saj më kamera sigurie.
Projekti, i cili synon menaxhimin më profesional të rendit dhe sigurisë publike, do të prezantohet sot nga ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.
Ceremonia e prezantimit do të zhvillohet sot në orë 11:00, tek hotel Tirana.
Projekti synon që akset kryesore të Tiranës do të jenë të vëzhguara përgjatë 24 orëve.
Ky është një standard i ri i policisë që synon parandalimin dhe identifikimin e akteve të jashtëligjshëme që mund të ndodhin në kryeqytet. Kamerat do të instalohen në zonat më kryesore të Tiranës, po një rëndësi e veçantë do t’u kushtohet ambienteve pranë institucioneve, bankave dhe kompanive të biznesit.
a.k/NOA