English

Protestat transferohen në Kinë, sfidohet regjimi

Hong-Kong, 27 shkurt 2011, NOA- Hong-Kongu dhe Shangai janë dy qytetet e Kinës të cilët janë përfshirë nga protestat.

Ka qenë një faqe interneti ajo që ka vënë në lëvizje strukturat e policisë Kineze, pasi në të paralajmëroheshin revolta dhe demonstrata.

Nën direktivat e websajtit, policia parandaloi disa grumbullime njerëzish ishin njoftuar për të protestuar kundër regjimit të Pekinit.

Policia arrestoi disa persona, ndërsa mediat britanike transmetuan filmimet ku autoritetet shoqëronin me dhunë disa protestues.

Thirrja në faqen e internetit udhëzonin qytetarët të ndiqnin shembullin e protestave në Tunizi.

a.y/NOA

KOMENTE