Athinë, 27 shkurt 2011, NOA- Sipas një sondazhi të organizuar nga një media opozitare dhe një tjetër pro qeverisë në Greqi, dy partitë e mëdha kanë humbur besueshmërinë nga qytetarët helen.
Ky qëndrim është argumentuar me faktin se kriza ekonomike që po kalon vendi dhe hyrja e Greqisë në programin e stabilitetit të FMN dhe BE, kanë bërë që grekët të humbasin krejtësisht besimin tek dy partitë e mëdha politike që kanë qeverisur në 35 vitet e fundit, PASOK dhe Demokracia e Re.
Në shifra konkrete mësohet se socialistët kanë mbështetjen vetëm të 23,2 % të grekëve dhe konservatorët të 21,3%, ndërkohë që 1 ndër 4 grekë është i pavendosur se cilën parti duhet të votojë.
Një tjetër sondazh i organizuar nga gazeta e qeverisë përcakton në përqindje për socialistët 26,1% të votave dhe konservatorët 21,5%.
Ndërkaq nga mediat Greke është lajmëruar se në raport me vitet e kaluara, kjo konsiderohet si kriza më e rëndë në të cilën është përfshirë shteti.
a.y/NOA