English

Zbardhet vendimi, zgjedhjet lokale shtyjnë regjistrimin e popullsisë

Tiranë, 27 shkurt 2011, NOA- Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit Genc Pollo, nëpërmjet një deklarate për mediat ka deklaruar zyrtarisht, shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Në deklarim e dhënë nga zëdhënësja e ministrit thuhej se në fillim të kësaj jave do të mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave i cili do të vendosë nëse procesi i regjistrimit do të kryhet gjatë muajit tetor ose nëntor.

Ndërkaq ky regjistrim siç ishte lajmëruar duhet të niste në muajin prill.

Shtyrja e këtij procesi është argumentuar me faktin se, ky proces përkonte në një kohë kur pushteti vendor është i angazhuar me zgjedhjet lokale.

Më tej sqarohet se bëhet fjalë vetëm për shtyrje të fillimit të regjistrimit dhe jo përjashtimin e deklarimit të kombësisë dhe fesë, çështje këto të kontestuara masivisht këto javët e fundit.

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare është bërë objekt debati ditët e fundit, sidomos pas deklaratave te konsullit grek në Korçë ku u bënte thirrje qytetarëve të regjistrohen si grekë.

Por menjëherë pas marrjes së këtij lajmi, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) reagoi duke thënë se me këtë vendim do të ketë kohë për diskutimet e nevojshme në publik dhe nga juristët.

Prej ditësh kjo PDIU ka ndërmarrë një varg protestash kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, pasi sipas tyre është një veprim antikushtetues.

a.y/NOA

KOMENTE