Prishtinë, 27 shkurt 2011, NOA- Ministrat e kabinetit të ri qeveritar nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaçi, tashmë nuk e kanë më sekret pasurinë e tyre.
Ka qenë televizioni RTV21 ai që ka publikuar ditën e sotme pasuritë e ministrave të rinj Kosovarë.
-Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar 17 318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro - tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB.
-Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro rrogë vjetore, si zëvendëskryeministër, gjashtë mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, gjashtë mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare në NLB Prishtina, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë,
200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh.
-Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Kosovës - 22 mijë euro rrogë si deputete dhe ministre e Qeverisë së Kosovës, 300 mijë euro shtëpi në Prizren, 200 mijë euro tokë në Prizren, 500 mijë euro truall në Prevallë, veturë në vlerë prej 16 mijë eurosh.
-Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe e Industrisë - 18 mijë euro si konsulente, mbi shtatë mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë.
-Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijë euro rrogë vjetore si ministër, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjërues, 232 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 30 mijë euro tokë në Çagllavicë, 500 mijë euro shtëpi në Pejë, 500 mijë euro shtëpi dhe truall, një milion euro tokë dhe objekte afariste në Pejë 50 mijë euro, veturë 12 mijë euro veturë, 120 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank.
-Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane - mbi 17 mijë euro pagë si deputete e Kuvendit të Kosovës, mbi gjashtë mijë euro rrogë si zëvendësministre e Punëve të Jashtme, mbi 10 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank.
-Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë - 7 750 euro rrogë si ministër i Bujqësisë, 2 500 euro rrogë si këshilltar në Ministrinë e Transportit, rreth 2 500 euro rrogë si ligjërues në Kolegjin “Iliria”, para të gatshme 10 mijë euro, para të tjera në llogaritë bankare mbi 4 500 euro, 100 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 48 mijë euro lokal në Prishtinë, dy vetura - një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë prej 18 mijë eurosh.
-Bedri Hamza, ministër i Financave - 14 mijë euro rrogë si zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave, mbi shtatë mijë euro para në dy banka, dy banesa në Mitrovicë - njëra në vlerë 30 mijë euro e tjera në vlerë 46 mijë euro, 100 mijë euro tokë të punueshme, 13 mijë euro vlera e veturës.
-Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë - 50 mijë euro pagë nga ordinanca specialistike neuropsikiatrike “Studio Agani”, katër mijë euro të gatshme, mbi 500 mijë euro në banka në Kosovë, 10 mijë euro vlera e lokalit në Prishtinë, 150 mijë euro banesë në Prishtinë, 65 mijë euro banesë tjetër në Prishtinë, veturë në vlerë prej 15 mijë eurosh, 42 mijë euro kredi në bankë.
-Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës - 11 mijë euro rrogë si ish-kryeministër i Kosovës, 13 mijë euro pension ushtarak nga Kroacia, rreth pesë mijë euro para nëpër banka në Kosovë e Kroaci, 200 mijë euro vlera e shtëpisë në Çagllavicë, 100 mijë euro shtëpi në Pejë, 90 mijë euro banesë në Kroaci, 60 mijë euro shtëpi pushimi në Kroaci.
-Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme - 15 240 euro rrogë si ministër i Arsimit, 17 mijë e 856 euro rrogë si deputet i Kuvendit të Kosovës, 4 500 euro rrogë si profesor universitar, para të gatshme 37 mijë euro, katër banesa në Prishtinë në vlerë prej 230 mijë eurosh.
-Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme - 14 mijë euro rrogë nga Qeveria e Kosovës, 150 mijë euro vlera e shtëpisë në Suhadol të Mitrovicës, 80 mijë euro banesë në Prishtinë, 30 mijë euro veturë, dy mijë euro para të gatshme në bankë.
-Ramë Buja, ministër i Arsimit - 24 mijë euro rrogë vjetore si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, 18 mijë euro pagë si profesor në Universitetin AAB-Riinvest, 130 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 100 mijë euro shtëpi në Lipjan, një veturë me vlerë 21 mijë euro dhe dy të tjera në vlerë prej tre mijë eurosh.
-Memli Krasniqi, ministër i Kulturës,Rinisë e Sporteve - 6 750 euro si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, 14 400 euro si anëtar i Kryesisë së PDK-së, 2 250 euro rrogë nga Kolegji “Iliria”, para të gatshme 1500 euro, para në llogari të tjera bankare mbi 7 200 euro, banesë në vlerë prej 72 mijë eurosh, veturë në vlerë prej 5 500 eurosh.
-Fehmi Mujota, ministër i Infrastrukturës - 15 mijë euro si ministër i FSK-së, para të gatshme 1500 euro, 250 mijë euro vlera e tokës bujqësore në Shtime.
-Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër i Kosovës - 19 800 euro rrogë nga Kuvendi i Kosovës, 2 200 euro qera nga ambulancat, 4 800 euro nga Kuvendi dhe Ministria e Shëndetësisë, para të gatshme katër mijë euro, 600 mijë euro shtëpi.
-Nenad Rasiç, ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale - 13 300 euro rrogë si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, 1 400 euro nga një kompani në Beograd, tetë mijë euro si aksionar i një kompanie private në Dobratin, 200 mijë euro vlera e shtëpisë në Dobratin, 35 mijë euro banesë në Kralevë, 12 mijë euro para të gatshme, 27 mijë euro para në disa banka.
-Sasa Rasiç, ministër për Kthim dhe Komunitete - 14 mijë euro si ministër i Kthimit, para të gatshme 19 mijë euro, mbi 32 mijë euro në banka në Kosovë, 75 mijë euro banesë.
-Slobodan Petroviç, zëvendëskryeministër i Kosovës - 20 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, 24 mijë nga PTK-ja, 10 mijë euro nga Bordi i Privatizimit, 30 mijë euro para të gatshme, 120 mijë euro vlera e shtëpisë, kredi prej 30 mijë eurosh në dy banka.
-Mahir Jagcilar, ministër i Pushtetit Lokal - 21 600 euro rrogë si deputet i Kuvendit të Kosovës, 6 800 euro si ministër, pesë mijë euro para të gatshme, mbi 56 mijë euro në llogaritë bankare në Prizren, dy banesa në Prizren, vlera e së cilave nuk është deklaruar.
Sipas kryetarit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni është deklaruar se të gjithë zyrtarët qeveritarë do të duhet të deklarojnë pasurinë e tyre deri më 31 mars të këtij viti.
Këto të dhëna janë deklaruar deri në muajin nëntor të viti 2010.
a.y/NOA