English

Zelanda e Re apelon për ndihmë pas tërmetit

Zelandë e Re, 27 shkurt, NOA - Numri i të vdekurve nga tërmeti i javës së kaluar në Zelandën e Re mund të arrijë në 200, kanë paralajmëruar autoritetet e vendit.

Shefi i policisë, Dejvid Klif, tha se 147 viktima janë konfirmuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për mbi 200 të zhdukur.

Kryeministri Xhon Ki i ka apeluar komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në rimëkëmbjen e qytetit Kristçërç.

"Është me rëndësi jetike të kemi sa më shumë njerëz që duan të ndihmojnë. Kjo nuk është vetëm tragjedi e Zelandës së Re. Tërmeti i 22 shkurtit ka prekur numër të madh të njerëzve në arenën ndërkombëtare", ka thënë Ki.

NOA/RFE

KOMENTE