Tiranë, 28 shkurt, NOA - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksandër Arvizu ka dhuruar sot gjak për personat në nevojë.
Ambasadori Arvizu nuk ka preferuar të komentojë situatën politike në vend dhe u është shmangur pyetjeve të gazetarëve. Ndërkohë që ka bërë humor me gazetarët duke u thënë se në cilën krah duhet të jap gjak, “në të majtin apo në të djathtin”.
Ai ka theksuar se në Shtetet e Bashkuara është traditë dhurimi i gjakut dhe se anëtarët e stafit të ambasadës do të vijojnë sensibilizimin për dhurimin e gjakut.
Ai shtoi se nisma e dhurimit të gjakut do të shtrihet edhe në universitete për të sensibilizuar studentët që të dhurojnë gjak për personat në nevojë.
a.k/NOA