Tiranë, 28 Shkurt 2011 NOA – Një atentat me armë zjarri ka ndodhur para disa minutash në Tiranë me pasojë plagosjen rëndë të një personi, i thanë agjencisë NOA, burime policore që kanë shkuar në vendngjarje.
I plagosuri është Shkëlqim Hasa rreth 33 vjeç, me banim në Tiranë. Ai ka marrë plagë serioze pasi u qëllua me armë zjarri nga dy persona me një makinë.
Atentati u krye vetëm pak metra larg komisariatit 2 tek rruga që të çon te pallati me shigjeta, tek rruga e Kavajës.
Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të zbardhin shkaqet e ngjarjes. Kurse i plagosuri, është dërguar në Spitalin Ushtarak ku gjendja e tij mbetet e rëndë.
e.r/NOA