English

BE: Sanksione ndaj Libisë

Bruksel, 28 shkurt 2011, NOA – Ashtu sikundër kishte paralajmëruar më herët Kryediplomatja e Bashkimit Europian baronesha Catherin Ashton, Bashkimi Evropian vendosi sot embargon e armëve ndaj Libisë. Në mbledhjen e sotme të ambasadorëve të BE-së në Bruksel u miratuan sanksione të forta kundër regjimit 42-vjeçar të Muammar Ghedafit, që përfshijnë përveç embargos së armëve edhe ngrirje të pasurive të tij dhe ndalimin e udhëtimeve drejt vendeve të BE-së.

Vendimin e BE-së e bëri publik ministri i Energjisë i Hungarisë, Tamas Fellegi. Fellegi si përfaqësues i vendit që drejton Presidencën e radhës së BE-së, bëri me dije se “Bashkimi Europian vendosi embargon e armëve ndaj Libisë dhe sanksione për ata që janë përgjegjës për ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile”.

Por ngrirja e aseteve të Gheddafit dhe ndalimi i udhëtimeve parashikohet jo vetëm për kolonelin Gheddafi por edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Po kështu më herët Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, u bëri thirrje të gjitha anëtareve të OKB-së të mbështesin reformat në Lindjen e Mesme.

Të premten Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë iu kundërvu dhunës së ushtruar nga Gheddafi duke pezulloi pa hezitim Libinë.

mit/NOA

KOMENTE