English

Berisha: 8 maji, përgjigja ligjore ndaj PS

Tiranë, 28 shkurt, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se zgjedhjet e 8 majit do të jenë përgjigja më e mirë për drejtuesit e PS-së që shkelmuan votën e shqiptarëve.

“Këto zgjedhje janë përgjigja më e mirë, më demokratike, më kushtetuese që mund t’u jepet atyre që duke mos marrë rezultatin që dëshironin bënë çdo gjë për të shkelmuar mbi votën e shqiptarëve, duke mos hezituar të marrin aventurën më të madhe, por edhe më të dështuar në historinë e vendit”, tha sot Berisha.

Në mënyrë indirekte, Berisha i është përgjigjur dhe akuzave të PS-së dhe grave të opozitës. Ai ka lançuar në mbledhjen e grupit nismën për të pasur një përfaqësim sa më të madh të grave në vendimmarrja dhe në zgjedhjet vendore.

Ai u shpreh se çdo gjë do të jetë mbi meritën dhe kërkoi nga drejtuesit e PD-së të përmirësojnë përfaqësimin e grave dhe vajzave në qeverisjen vendore.

[media id=170 width=600 height=440]

“Në këto zgjedhje duhet të bëjmë çdo përpjekje për të rritur përfaqësimin në qeveritë vendore, si në këshilltar, parlament vendore, por edhe në qytetarët e parë. Prandaj unë ftoj strukturat drejtuese të PD-së të shqyrtojnë me sensin e plotë të përgjegjësisë dhe sensin e plotë të barazisë mbështetjen e kandidaturave, zonjave dhe zonjushave në përputhej me meritën, por nuk duhet në asnjë rrethanë që ato të spostohen për shkak të patriarkisë dhe të qëndrimit të bazuar në patrarkinë, një mur i vërtetë që pengon emancipimin e plotë të nj shoqërie të lirë”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE