English

Berluskoni përsëri para gjyqit

Romë, 28 shkurt, NOA - Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, rikthehet të sot në gjyq i akuzuar për evazion fiskal. Ky proces është një prej veprimeve ligjore, me të cilat ai përballet gjatë javëve në vazhdim.

Ndër këto procese, dy prej tyre janë për korrupsion dhe një çështje ka të bëjë me akuzat se ai ka paguar, siç pretendohet, një prostitutë minorene për marrëdhënie seksuale.

Gjyqi për evazion fiskal, që ishte lënë mënjanë për një vit dhe rifilloi pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t'i heqë Berluskoni imunitetin ndaj gjykimit.

Në këtë çështje përfshihet edhe blerja e të drejtave televizive prej kanalit më të madh televiziv në Itali, Mediaset, një përbërës qendror në biznesin e Berlusconi.

Nuk mendohet që Berluskoni të dalë në gjyq për procedurat.

Berluskoni ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij, duke i përshkruar ato si skandaloze.

a.k/NOA

KOMENTE