English

Doda: Ina Rama mbylli 41 dosje të kreut të PS

Tiranë, 28 shkurt, NOA – Partia Demokratike ka akuzuar sot Prokuroren e Përgjithshme për mos hetim të dosjeve të kreut të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës.

Deputetja e PD-së, Mesila Doda tha për mediat se kjo është arsyeja se përse kryeprokurorja bashkëpunon me opozitën.

“Shoqja e bulevardit" qe ka mbyllur 41 dosje te Edvin Rames per afera korruptive qe shkojnë qindra miliona Euro, me botimin qe bën çdo dite te dokumenteve te grushtit te shtetit të dështuar te 21 Janarit, mendon se do te mbylle edhe këtë krim te bllokmenëve te rinj, vetëm e vetëm se ajo dhe "shoku i bulevardit" kishin vendosur mbi te mandatet e tyre te dyta”, tha Doda.

Ajo u ndal edhe në faktin se në hetimin për 21 janarin nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës.

“"Shoqja e bulevardit" nuk heton organizatoret e grushtit të shtetit të dështuar, sepse bijtë e Ben Alive, Gedafëve e Mubarakëve që përmbysëm 20 vjet më parë, janë jo vetëm organizatoret e këtij grushti shteti të dështuar, por dhe autorë të organizimit të dhunës dhe vrasjes së viktimave që i përdoren si mish për top për karrigen e tyre”, tha sot Dosa.

Në deklaratën e deputetes së PD-së sulmohet edhe Presidenti, duke e cilësuar si “shoku tjetër i bulevardit”. Ndërsa shton se po shkatërrohen provat e dhunës së 21 janarit që u ushtrua nga opozita.

“Ina Rama, për të mbrojtur Edvin Kristaq Ramën, organizatorin dhe kreun e grushtit të dështuar të shtetit, monumentin e korrupsionit në vend, në bashkëpunim me “shokun tjetër të bulevardit”, në ëndërrimet e pamundura për mandatin e tyre të dytë, po shkatërrojnë çdo provë të dhunës ekstreme të 21 janarit. Për këtë shokët e bulevardit do marrin përgjigje”, tha Doda.

a.k/NOA

KOMENTE