English

Facebook, lamtumirë opsionit “share” (shpërndaje)

Tiranë 28 Shkurt NOA- Jo më "share" (shpërndaje) në Facebook. Revolucioni në rrjetin social i thotë lamtumirë butonit "share", i cili do të absorbohet nga butoni "like" (pëlqej). Kompania ka kuptuar se butoni “like” është më i shpejtë.

Siç duket butoni "unë pëlqej" është çelësi për të rritur më tej rrjedhën e shpërndarjes.

Përdoruesit duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse tani do të jetë shumë më e lehtë për të publikuar çdo gjë në profilin e tyre.

Opsioni i ri “pëlqej“ ndryshon mënyrën e funksionimit duke u kthyer në një buton "shpërndarës". Në këtë mënyrë, pasi ju shtypni butonin "pëlqej", titulli dhe teksti do të depozitohen në profilin tuaj.

a.e./NOA

KOMENTE