Gjenevë, 28 shkurt, NOA - Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka refuzuar të takohet me homologun e tij maqedonas Antonio Milloshoski.
Dy ministrat janë pjesëmarrës në Konferencën e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të OKB-së që fillon sot në Gjenevë. Kabineti i ministrit Milloshoski kishte kërkuar një takim të tillë, që më pas është refuzuar nga pala greke.
Në këtë takim, pala e Shkupit do të kërkojë që në kuadër të këtij organi të OKB-së të ketë një anëtarë të saj për periudhën 2013-2016, ndërsa sipas burimeve diplomatike, pala greke do të kundërshtojë kërkesën e tillë.
Autoritetet greke druajnë se me pjesëmarrjen e përfaqësuesit nga Maqedonia në këtë trup të OKB-së, do të mund të nxitet çështja e pakicës maqedonase në Greqi.
NOA/INA