Torino, 28 Janar NOA - Tifozët e vërshëllejnë të githë dhe thërrasin emrin e Antonio Contes, ndërsa në krahun tjetër rezultatet e “dënojnë”. Rezultatet e Delnerit janë me negative se ato të Ferrarës apo Zacheronit dhe tashmë ky është një fakt, me të cilin ai do të përballet me drejtuesit e Juventusit. Diçka e tillë mund të themi se ka penguar dhe imagjinatën e të gjithëve për një të ardhme sa më të mirë të bardhë e zinjve. Ashtu si një vit më parë, Juventusi, pas një fitoreje të rndëishme si ajo me Interin, ka kaluar në dy disfata tepër të rënda me Leçen dhe Bolojnën.
Me siguri është një krizë, për të cilën tashmë të gjithë Juventinët janë të bindur se është e thellë, ku një fakt i tillë pranohet dhe nga vetë tekniku Delneri.
r.b/NOA