English

Libia e përgjakur, Klinton në Evropë për krizën

Uashington, 28 shkurt, NOA – Kriza e shkaktuar së fundmi në Libi, ka bërë që

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, të niset drejt Evropës për të diskutuar me palën evropiane, sesi mund të ndërhyhet për një zgjidhje sa më optimale të saj.

Kështu, bëhet me dije se ajo sot gjendet në Gjenevë, ku do të takohet me aleatët kryesorë evropianë, në përpjekje të koordinimit të përgjigjes ndërkombëtare ndaj krizës në Libi.

Ndërkaq, mësohet se Klinton ka parashikuar një takim të posaçëm edhe në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili dëshiron ta përjashtojë Libinë nga ky organizëm.

n.e/NOA

KOMENTE