Britani e Madhe, 28 Shkurt NOA - Në Downing Street Larry ka zhgënjyer, bëhet fjalë për macen e “punësuar” nga David Cameron për të zhdukur të gjithë minjtë që qarkullojnë në ndërtesën e tij. U zbulua se ishte një mace “dembele”. Me sa duket ajo ishte shumë e interesuar tek gjumi se sa tek gjuetia ndaj minjve, shkruan “Independent on Sunday”. Dhe si të mos mjaftonte, instikti i egër i felinit të shtëpisë Cameron, dilte atëherë kur nuk duhet dhe kjo ndodhte kundër personelit të rezidencës. Me sa duket ka qenë dhe vetë kryebashkiaku i cili ka shfaqur zhgënjimin e tij: Larry ka humbur vesin.
r.b/NOA