English

Mancini, akuza për abuzime seksuale

Itali, 26 Shkurt NOA - Ish futbollisti i Interit, Milanit dhe Romës, Amantino Mancini, është në hetime nga prokura e Milanos dhe kjo si pasojë e akuzave që ka marrë për abuzime seksuale në drejtim të një braziliane, e njohur në botën e muzikës dhe televizionit në vendin e saj. Sipas akuzës, natën mes 8 dhe 9 dhjetorit, Mancini, duke përfituar nga gjendja gjysmë e vetëdijshme e vajzës, e cila me sa duket ishte e dehur, e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale të përsëritshme.

30-vjeçarja, që Amantino Mancini kishte njohur atë natë në një festë të organizuar nga Ronaldinho, është paraqitur tek shërbimet e dhunës seksuale për një vizitë dhe më pas ka ngritur padi kundrejt futbollistit.

r.b/NOA

KOMENTE