Egjipt, 28 shkurt, NOA - Egjipti ia ka ndaluar ish presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij të udhëtojnë jashtë vendit, dhe gjithashtu ka urdhëruar ngrirjen e pasurisë së tyre.
Zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm tha se Mubaraku dhe familja e tij janë ndaluar të lëshojnë vendin derisa po hetohen pretendimet për grumbullimin e pasurisë së tyre.
Mubarak dha dorëheqje në 11 shkurt pas 18 ditë protestash. Besohet se ai, gruaja e tij, dy bijtë dhe bashkëshortet e tyre kanë përfituar miliarda dollarë gjatë sundimit 30 vjeçar të Mubarakut.
NOA/RFE