English

OSBE: Hetim të paanshëm për 21 janarin

Tiranë, 28 shkurt, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut tha sot se institucioni i OSBE-së mbështet punën e prokurorisë së përgjithshme për një hetim të plotë të ngjarjes së 21 janarit. Deklarata e përfaqësuesit të OSBE-së u bë sot gjatë një konference me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

“Mbështesin punën e prokurorisë së përgjithshme për një hetim të plotë asnjanës duke u mbështetur në të gjitha aspektet e ngjarjes dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë të paanshme” theksoi De Brichambaut.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Marc Perrin de Brichambaut u ndal dhe në rolin e këtij institucioni për integrimin, duke theksua mbështesë Shqipërisë në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Europian.

"Mbështesim Shqipërinë që të jetë një vend aktiv nga 56 vendet por gjithashtu do ta mbështesim atë në rrugën e integrimit në familjen e madhe atë të Bashkimit Europian” theksoi më tej De Brichambaut.

Ai foli dhe për zgjedhjet duke shtuar se OSBE-ja do të dërgojë në Shqipëri një grup për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Ne do të sjellim një grup për monitorimin e zgjedhjeve lokale. Unë besoj se Shqipëria ka përpara një të ardhme të shkëlqyer, ndaj ne do ta mbështesim atë për të qenë një anëtare sa më aktive në 56 vendet anëtare të OSBE dhe si një anëtare aktive e NATO-s”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE