English

Pasqyra e Shtypit, 28 Shkurt 2011

Tiranë, 28 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar detajet e dëshmisë së dhënë nga ministri Basha para komisionit hetimor parlamentar.

Si edhe projektin e prezantuar prej tij dje mbi vendosjen e kamerave të sigurisë në Tiranë, duke i vënë Partinë Socialiste kundër.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Trajtimi vulgar i imunitetit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete deklaratat e ish-kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Fehmi Abdiu mbi kufizimin e imunitetit të deputetëve.

“Urdhrat e 21 Janarit, Basha trdhëtoi veten në komisionin hetimor” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Opozita- gradualisht drejt një demonstrate të madhe”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet e 8 Majit/ Kamerat në Tiranë, PS nis fushatën kundër Bashës”, i cili flet për vendimin e marrë për vendosjen e kamerave të sigurisë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

“Këngëtarja Emy në koma, arrestohet i dashuri biznesmen që e përplasi me makinë”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Kastriot Islami: 6 porositë e Shtajnberg për Ramën dhe Berishën”; “Xhufi: Presioni i opinionint publik shtyu regjistrimin” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Shkarkimi i paligjshëm”, i cili citon urdhrin e ministrit të Drejtësisë për emërimin e drejtoreshës së QPZ: Të emërova dhe të lirova prapë”.

“Tentoi ta vrasë me makinë, pranga biznesmenit, këngëtarja në koma” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar ngjarjes së ndodhur të Kodra e Priftit.

Kurse “Iku nga hakmarrja, kapet tropojani me hashash Lazarati” flet për kapjen e 30 kg drogë dje nga policia.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “21 Janari, akuza kreut të Gardës”, i cili tregon sesi Ndrea Prendi dhe dy vartës akuzohen se hapën zjarr ndaj protestuesve.

“OSBE ndryshon misionin, jo vetëm vëzhgim për 8 Majin” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Qeveria dha 53 milionë dollarë pa tendera”, “Kriza e buxhetit, ndëshkim për shqiptarët e sapolindur” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Basha, kamera sigurie për Tiranën, Rama në panik për Bashkinë”, i cili pasqyron projektin e paraqitur dje nga ministri në lidhje me kamerat e sigurisë në kryeqytet.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Qendrimi për Kodin Elektoral, Paskal Milo kritikon PS-në”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “emigrantët në Itali, ndihma ekonomike deri në 1 mijë euro”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 28 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE