Londër, 28 Shkurt NOA - Ashley Cole rrezikon një gjobë tepër të majme, diku rrotull 300 mijë eurove dhe kjo pasi qëlloi me një pushkë me ajër të presuar një të ri të stafit mjekësor të Chelsea. Klubi anglez ka si qëllim të dënojë rëndë verpimin e lojtarit, që ka plagosur në mënyrë jo rastësore 21-vjeçarin. Forcat policore kanë hapur dhe një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Chelsea menjhëerë ka nxjerrë një komunikatë në të cilën njoftonte “masat parandaluese të nevojshme”, në dretjim të lojtarit.
r.b/NOA