English

Rritja e çmimeve, Bode nesër përballë opozitës

Tiranë, 28 shkurt, NOA – Rritja e çmimeve për shumë produktet në vend është një prej problemeve për të cilat ka ngritur shqetësimin Partia Socialiste. Deputetët e PS-së kanë kërkuar në Komisionin e Ekonomisë që ministrat të kabinetit qeveritar të flasin për situatën në treg.

Për këtë qëllim ministri i Financave, Ritvan Bode do të jetë i pranishëm në një debat me deputetët e opozitës në këtë komision.

Zyra e Shtypit e Ministrisë së Financave bënë të ditur se nesër në orën “9.00 ministri i Financave do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës në Komisionin e Ekonomisë ne lidhje me situatën e çmimeve dhe TVSH e barnave”.

a.k/NOA

KOMENTE