English

Sondazhi, bullgarët nuk e duan euron

Bullgari, 28 shkurt, NOA - Një pjesë e madhe e bullgarëve nuk duan që leva të zëvendësohet me euron, bëri të ditur drejtori i Institutit "Shoqëri e hapur" Georgi Stojçev.

Sipas Stojçevit në Bullgari sundon besimi ndaj këshillit monetar dhe sistemit bankar. Hulumtimi i fundit i Institutit "Shoqëri e hapur" tregon se gjysma e bullgarëve ndjehen "të prekur" nga kriza, por numri i optimistëve në krahasim me dy vitet e kaluara është rritur për tre herë.

Stojçev thekson se rreth 29 për qind e bullgarëve konsiderojnë se në 12 muajt në vijim ekonomia do të përmirësohet, 30 për qind se do të përkeqësohet, ndërsa 33 për qind nuk presin ndryshime të gjendjes ekonomike në shtet.

Ai theksoi se për dallim nga disa shtete siç janë Greqia dhe Republika e Irlandës ku sistemet bankare janë burim i krizës, në Bullgari bankat janë ishuj të stabilitetit.

NOA

KOMENTE