Londër, 28 shkurt, NOA – Sot është dita e fundit e transmetimeve të BBC në gjuhën shqipe për dëgjuesit e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e mbarë botën.
Ky shënon edhe afatin e fundit të një transmetimit 18-vjeçar në gjuhën shqipe, duke nisur që nga viti 1993.
Që nga ajo kohë, BBC u bë një burim i besueshëm, i paanshëm, i saktë informacioni.
Ky stacion ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët në këto vite, ngritja e demokracisë, trazirat sociale në vitin 1997 në Shqipëri, bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1998-1999, arritja e ëndrrës së Kosovës për pavarësi në vitin 2008, konflikti i armatosur në Maqedoni në vitin 2000.
NOA