English

Vrasja, vdes në spital këngëtarja Emmy

Tiranë, 28 shkurt, NOA – Këngëtarja Emmy që u aksidentuar dy ditë më parë nga një biznesmen ka gjetur vdekjen sot në Spitalin Ushtarak.

Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin e arti Emmy, kish marrë plagë të rënda në trup dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë që policia ka arrestuar dje biznesmenin që e goditi me makinë. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje.

Personi që e goditi atë me makinë është një biznesmen kosovar, i cili më parë ka qenë i dashuri i saj. Ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi biznesmeni kish marrë vesh së këngëtarja ishte lidhur me një person tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Sadik Petrela", ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare.

Sipas policisë personi i arrestuar është Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen i njohur në fushën e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë.

(vijon..)

KOMENTE