English

Aksioni i opozitës, Rama takon aleatët

Tiranë, 1 mars, NOA – Ka përfunduar mesditën e sotme takimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me aleatët e koalicionit Opozita e Bashkuar. Burime nga opozita thanë për Agjencinë e Lajmeve NOA se qëllimi i takimit ka qenë diskutimi për axhendën e opozitës në ditën në vijim dhe vazhdimin protestave.

Gjithashtu pjesë e takimit ka qenë dhe qëndrimi që do të mbajë koalicioni opozitar për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore dhe mënyrën e organizimit.

Pas takimit kreu i PS-së, Edi Rama do të jap një konferencë për media në selinë e Partisë Socialiste, ku priten të bëhen të ditura dhe qëndrimet e opozitës.

a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE