English

Arrestohet 25-vjeçari, mbante kallash në makinë

Vlorë, 1 mars, NOA – Një 25 vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë për armëmbajtje pa leje dhe tregti të lëndëve narkotike. Kodjan Batjar Llanaj, banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë u arrestua dje në kuadër të operacionit “Pranvera”.

Pas kontrollit në makinën e tij tip “BMV X5” me targa TR 4011 M policia i gjeti 165 kg bimë narkotike e llojit kanabis statika dhe një automatik Kallashnikov me dy krehra të mbushur me 60 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Policia e Vlorës bën të ditur se hetimi për Llanajn ka vijuar prej dy javësh dhe vetëm mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, ata kanë arritur të vërtetojnë aktivitetin e jashtëligjshëm të 25 vjeçarit.

Aksioni i policisë u krye në aksin Peshkëpi-Vlorë. Pas arrestimit Prokuroria ka nisur procedimin penal ndaj Llanajt për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 te Kodit Penal.

a.k/NOA

KOMENTE