English

Berisha: Reforma antikorrupsion, prioriteti ynë

Tiranë, 1 mars, NOA Update – Në Shqipëri, nuk ka një reformë tjetër që të ketë impakt më të madh, sesa ajo anti-korrupsion.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Qendrës së re të Shërbimit për Tatim-paguesit, duke iu drejtuar ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu.

Duke i përmendur fondin e Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit, me shumë prej 15 milionë dollarësh në vitin 2006, Berisha theksoi se ai është vënë në punë për të realizuar projekte të rëndësishme në kuadrin e luftës-antikorrupsion.

“Prokurimet elektronike, ishin një nga këto sfida, duke nisur edhe sistemin e taksës elektronike”, tha ai.

Duke përmendur ndër të tjera se projektet e Koorporatës së Sfidës së mijëvjeçarit deri tani kanë përbërë një sfidë të shkëlqyer për palën shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE