English

Bode: Po abuzohet me rritjen e çmimit të ilaçeve

Tiranë, 1 mars, NOA – Rritja e fundit për çmimet e barnave në vend është abuzive. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, përveç deputetëve të opozitës, të cilët e kanë shprehur këtë qëndrim të tyre, që në momentin kur u komunikua se do të ketë së shpejti një rritje të tillë.

[media id=174 width=600 height=440]

Bode ka raportuar sot në komisionin parlamentar të Ekonomisë, lidhur me një fakt të tillë, duke pohuar se qeveria do të ndërhyjë në mënyrë emergjente për uljen e çmimeve të barnave.

Sipas tij, nuk do të lejohet që të ndodhë një gjë e tillë dhe kush do të operojë me rritje çmimesh nga farmacistët, do të ndëshkohet.

n.e/NOA

KOMENTE