Durrës, 1 mars, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut ka vlerësuar procesin e përgatitjes së listave të zgjedhësve në qytetin e Durrësit. Në një takim që ka zhvilluar sot me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, përfaqësuesi i OSBE-së është shprehur me nota pozitive për procesin e të dhënave të votuesve dhe listave në këtë zonë.
Nga ana tjetër Marc Perrin de Brichambaut ka theksuar dhe rëndësinë që ka për vendin nisja e dialogut politik dhe gjetja e konsensusit mes palëve. Ai u shpreh se “është mjaft i rëndësishëm debati demokratik mes palëve”.
Brichambaut është ndalur dhe në rëndësinë që ka në një proces demokratik zhvilli i një fushate normale dhe respektimi i mendimeve të partive të tjera politike. “Procesi i demokracisë është konsolidimi i mëtejshëm i gjithë praktikave të mira” tha ai gjatë takimit me kreun e bashkisë së Durrësit.
a.k.NOA